image Haxhiu: Finlanda mbështetëse e madhe për përmirësimin e sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë

Politikë

Takim/ Haxhiu: Finlanda mbështetëse e madhe për përmirësimin e sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim, Stjernvall ka uruar ministren Haxhiu për detyrën e re, ku edhe është biseduar për objektivat që ministria e Drejtësisë synon t’i arrit gjatë mandatit të saj.

Ministrja Haxhiu, ka mirëpritur gatishmërinë që ka ambasadorja për të bashkëpunuar me ministrinë e Drejtësisë, duke e parë si një partner shumë të rëndësishëm në bashkëveprim dhe koordinim të aktiviteteve në të ardhmen.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë e madhe që ka mbështetja që Kosova mund ta merr nga shteti finlandez me qëllim për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit në vend./Gazeta Sinjali/