image Haxhiu: Finalizuam programin e qeverisë së re, para të hënës nënshkruhet marrëveshja

Kosovë

Deklarata/ Haxhiu: Finalizuam programin e qeverisë së re, para të hënës nënshkruhet marrëveshja

news image

Deputetja e rizgjedhur e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka folur për media pas takimit të grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së.

Haxhiu ka thënë se janë harmonizuar 100% programet e dy partive dhe është finalizuar programi i qeverisë së re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Siç e dini, dje pas takimit, ne jemi mandatuar si grup punues për t’i finalizuar çështjet. Sot, mund të them me përgjegjësi se pas takimit me LDK-në, të gjitha çështjet në kuptim programor që i kemi pasë, sot janë finalizuar. Sa i përket programit qeverisës, ne kemi arritur 100% pajtim të plotë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se dy kryetarët e partive, para të hënës pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen finale, pas së cilës do të publikohet edhe programi qeverisës i qeverisë në ardhje.

“Drafti i programit qeverisës pas nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet publik. Për ndarjen e përgjegjësive, deri të hënën do të ketë takim ndërmjet kryetarëve. Deri tani kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me grupin punues të LDK-së”, tha Haxhiu. /Gazeta Sinjali/