image Haxhiu: Beteja e Koshares shënon thyerjen e një padrejtësie shekullore

Kosovë

Përkujtim/ Haxhiu: Beteja e Koshares shënon thyerjen e një padrejtësie shekullore

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar Betejën e Koshares duke thënë se kjo betejë ishte edhe thyerje e kufirit shqiptaro-shqiptar si dhe thyerje e një padrejtësie shekullore.

“Përveç betejës së fuqishme dhe triumfuese beteja e Koshares njihet edhe për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, mes Kosovës dhe Shqipërisë, çka praktikisht luftën e UÇK-së e vendosi në një nivel tjetër. Beteja e Koshares shënon thyerjen e një padrejtësie shekullore ndaj popullit shqiptar”, ka shkruar Haxhiu.

Sot është përkujtuar rënia e dëshmorëve në një nga betejat më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Koshare, ku në krye të brigadës 138 ishte komandanti Agim Ramadani, i cili ra heroikisht me 100 ushtarë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3531901143547318?xts%5B0%5D=68.ARDPHgI9TEahrNidcs3_7TBvGdOu0IP4LfRG6ird3kfdVyaEkqBF00tVBIEZXKYbIvDPdt1dUssS7M5qSLDb3WJ-EEWX0iED8-p_9JRrTnaAuEnbteO4ffYO9xf1ogN6Yctatw2zyk9_L4PmlcyNGwkIccmytsS9ekPokJJjAKM2Jzgj9RTENwg-wCVvcbLbL7xyP0iEaYrx_NlOfTxY9ROR8zneQ6mu_iyelZNIUhFWBd8l8PqeKWBYABUlyM6nW7mtMzVgRY4du-sJudvkqJs8ngi-wcdwez8_TeTkEZsrhiW-EZtqxKLWoqgbXiHfu7ZwEcviPl-foJUZUV_1HRHhLA&tn=-R