image Haxhiu barazon Kurtin me Serbinë: Kanë të njëjtin mllef kundër krerëve të UÇK-së

Politikë

Haxhiu barazon Kurtin me Serbinë: Kanë të njëjtin mllef kundër krerëve të UÇK-së

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti pas deklaratës së tij në një panel në Forumin e Paqes në Paris, për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ku tha se Thaçi ishte homolog i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për këtë ide dhe të dy i përshkroi si udhëheqës autoritarë.

Haxhiu tha se Albin Kurti po hedh gurë ndaj Hashim Thaçit sa herë që po i jepet mundësia, teksa të njëjtin e barazoi me shtetin serb kundër luftës UÇK-së, e siç shprehet ai, në veçanti ndaj Hashim Thaçit.

“Bashkëpunuan me djallin, sponzorizuan raporte dhe derguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i ipet mundësia.

Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerërve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”!

Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/