COVID-19

Të infektuar

170

Të sheruar

24

Të vdekur

4

Reagim/ Haxhiu akuzon si tradhtare LDK-në, u bën thirrje qytetarëve të mos dëshpërohen

news image

Ministrja e Drejtësisë në qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes rrjetit social në Facebook, duke thënë që LDK u kthye në gjirin e vjetër te Thaçi.

Haxhiu ka theksuar që LDK-ja tradhëtoi besimin e qytetarëve pasi zhvillimin e vendit e la në gjysmë.

“Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.
LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite”, ka shkruar ajo.

Haxhiu gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos dëshpërohen sepse do të rikthehen të fuqishëm./ Gazeta Sinjali/

Të dashur qytetarë,Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.Që nga 3 shkurti, ditën kur u…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Mittwoch, 25. März 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: