Ministrja e Drejtësisë në qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes rrjetit social në Facebook, duke thënë që LDK u kthye në gjirin e vjetër te Thaçi.
Haxhiu ka theksuar që LDK-ja tradhëtoi besimin e qytetarëve pasi zhvillimin e vendit e la në gjysmë.
“Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.
LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite”, ka shkruar ajo.
Haxhiu gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos dëshpërohen sepse do të rikthehen të fuqishëm./ Gazeta Sinjali/