image Haxhiu akuzon qeverinë për dështim në procesin e vaksinimit: Arben Vitia të dorëhiqet ose shkarkohet

Politikë

Haxhiu akuzon qeverinë për dështim në procesin e vaksinimit: Arben Vitia të dorëhiqet ose shkarkohet

news image

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, edhe një herë ka kritikuar qeverinë e Kosovës për siç tha “dështim në procesin e vaksinimit”.

Haxhiu ka shkruar se objektivi për të vaksinuar 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit ka dështuar.

“Objektivi i Qeverisë së Kosovës për të vaksinuar 60% të qytetarëve deri në fund të vitit ishte gabim në planifikim prandaj edhe vlerësohet si proces i dështuar. Deri me sot kemi më pak se 10% të qytetarëve të vaksinuar me të dy dozat, dhe fatkeqësisht jemi vendi i fundit në Evropë në realizim të këtij procesi”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të duhej të dorëhiqej ose të shkarkohej nga kryeministri Kurti.

Për dështim të programit të vaksinimit, për dështim të vaksinimit masiv, ministri i shëndetësisë Arben Vitia do të duhej të jap llogari dhe të  dorëhiqet. Nëse Arben Vitia për shkak të  dështimit në realizim të vaksinimit masiv nuk jep dorëheqje, atëherë Albin Kurti duhet ta shkarkoj atë, përndryshe do të jetë bashkëpërgjegjës për këtë dështim”, ka shtuar ai.

Anëtari i PDK-së thekson se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk po realizon premtimet e dhëna.

Situata me pandeminë COVID-19 po shkon drejt përkqësimit për shkak të dështimit të Qeverisë së Kosovës në procesin e vaksinimit”, shkroi Haxhiu.

/Gazeta Sinjali/