Robin Haxhi Krasniqi pritet të operohet në bërryl duke anuluar meçin kundër ish-kampionit të Evropës, Stefa Hartel.
Sipas asaj që ka njoftuar SES Boxing, Krasniqi, do t’i nënshtrohet operimit në bërryl.
Ishte parashikuar që boksieri nga Juniku të boksonte këtë muaj kundër ish- kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë ky meç është anuluar.
Në maj të këtij viti, Harteli e mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin./Gazeta Sinjali/