image Haxhi Avdyli me angazhim të ri, fillon “shërimin e plagëve” të Kosovës

Kosovë

Haxhi Avdyli me angazhim të ri, fillon “shërimin e plagëve” të Kosovës

news image

Kandidati i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, njëherit edhe anëtar i iniciativës së Vjosa Osmanit, siç duket gjatë kësaj kohe ka lënë profesionin e tij, pasi që është angazhuar në diçka tjetër për shtetin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një një koment në rrjetin social  Facebook, një qytetar i është drejtuar Avdylit se “a po merret me mjekësi apo me politikë”, pasi që sipas tij nuk po mundet të rezervojë një termin në ordinancën e Avdylit në Prizren.

E përgjigja e Avdylit, lë të kuptojë se terminet nuk janë as “në rend” pasi që është i angazhuar në “shërimin e plagëve të Kosovës”.

Ky angazhim, sipas Avdylit do të zgjasë deri më 15 shkurt, një ditë pas zgjedhjeve nacionale.

“më.vjen keq kam reduktu punet ne ordinance maksimalisht deri ne 15 shkurt. Kete muaj do ia kushtoj shërimit te plageve te Kosoves”, ka shkruar Avdyli, koment ky me shumë gabime drejtshkrimore.

Lista e Vetëvendosjes ku bën pjesë Avdyli, nuk është certifikuar nga KQZ për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

/GazetaSinjali/