Sot rreth orës 10:10, në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur se ëshë i tronditur nga ky rast ku ka humbur jetën një 15-vjeçar.
“Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura”, shkroi ndër të tjera Haskuka.
Haskuka shtoi se personi përgjegjës që dyshohet se ka kryer therjen, i cili po ashtu është i mitur, tashmë është në mbajtje.
“Nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës, u informova që personi përgjegjës, i cili poashtu është i mitur, tashmë është në mbajtje si dhe policia është duke hetuar të gjitha rrethanat në lidhje me këtë rast të rëndë”, shkroi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/