Ish-producenti i njohur amerikan, Harvey Weinstein është dënuar me 23 vjet burg.
67-vjeçari është dënuar pas sulmit seksual dhe dënimit të muajit të kaluar për përdhunim ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi, një rast që shihet si fitore e lëvizjes kundër ngacmimeve seksuale, “MeToo”.
Dënimi iu shqiptua në gjykatën penale të Manhattanit nga James Burke, i cili kryesoi gjykimin e ish-producentit.
Më 24 shkurt një juri e shpalli fajtor Weinsteinin për sulm seksual ndaj ish-asistentes së produksionit, Mimi Haleyi dhe dhunimit të ish-aktores Jessica Mann.