image Haradinaj: VV duhet të deklarohet rreth takimit të Sveçlës me Gjuriqin

Konferencë/ Haradinaj: VV duhet të deklarohet rreth takimit të Sveçlës me Gjuriqin

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, se vendi mund të shkojë në zgjedhje në rast se dështon marrëveshja me LDK-në.  

Haradinaj ka thënë se ai duhet të bëjë kujdes pasi nëse ndodhë kjo, sipas tij, Kurtit do t’i faturohet pazotësia për formimin e institucioneve.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, me ç’rast tha se nuk duhet të abuzohet me situatën në vend.

“Mendoj se nuk duhet me abuzu me situatën në vend. Një qasje e tillë imponuese ose kërcënuese që i dëgjojmë tek partnerët e koalicionit më duket e çuditshme, kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes sepse i faturohet pazotësia për me i kriju institucionet. Nuk mendoj se është drejtimi i duhur. Nuk është rregull me bo eksperiment”, tha ai.

Haradinaj shtoi se partia e tij nuk e ka definuar ende rolin e saj, nëse duan të jenë indiferentë.

“I kemi pikëpamjet tona, por duhet të bëjmë kalkulime për të mirën”, tha ai.

Kryeminisrtri në detyrë ka folur edhe për takimin e djeshëm të Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit.

“Risi është vetëm situata me VV-në, sepse këta kanë deklaruar kundër tyre. Ata duhet të deklarohen për këtë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për mohimin e masakrës së Reçakut, nga Vuçiq.

“Është tepër jo normal, mendoj që qytetarët e Kosovës, serbë duhet të bëjnë kujdes që të mos nivelohen në këtë. Kisha apeluar tek ta që të mos involvohen në këtë diskutim, sepse duhet të ndërmerren raste ligjore. Është e kundërligjshme deklarime të tilla”, tha ai.

Haradinaj para mediave, sot ka folur edhe personat të cilat kanë ardhur në Kosovë, si të prekur nga tërmeti në Shqipëri, duke thënë se Kosova i ka hapur dyert dhe zemrat për banorët e Shqipërisë.

I pari i qeverisë mes tjerash tha se tani në parkun invovativ në Prizren nga rreth 600, kanë mbetur 270 persona të cilët janë prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Ka qytetarë që dëshirojnë të kthehen por që hasin në vështirësi të transportit. Unë kam vendosur t’iu shkruaj letër të komunave, që t’u sigurohet transport për këta persona, -nëse hasin problem, ne ju japim përkrahke si nivel qendror” ka shtuar Haradinaj./Gazeta Sinjali/