image Haradinaj: T’u kthehen paratë e rrymës qytetarëve

Politikë

Haradinaj: T’u kthehen paratë e rrymës qytetarëve

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që paratë t’u kthehen qytetarëve, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit që pezullon vendimin e ZRRE-së, për shtrenjtim të rrymës.

Haradinaj ka thënë se me të drejtë kanë vlerësuar, se qytetarët po vidhen raporton Gazeta Sinjali.

T’u kthehen paratë qytetarëve. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRrE për shtrenjtimit e rrymës, e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit. Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, e sot jemi të lumtur që gjykata vihet në shërbim të mbrojtjes së interesit publik“, ka shkruar ai.

Ai tutje shtoi se presin nga qeveria që të marrë vendim të shpejt, që paratë t’u kthehen qytetarëve pa vonesë.

Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryera, tu kthehen pa vonesë“, ka thënë i pari i AAK-së.

/GazetaSinjali/