image Haradinaj tregon se a e ka refuzuar ftesën nga Donald Trump

Kosovë

Reagim/ Haradinaj tregon se a e ka refuzuar ftesën nga Donald Trump

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me raportimet se ai “ka refuzuar ftesën e Presidentit Donald Trump për vizitë” duke i quajtur të pavërteta.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se këto raportime janë manipulim në kohë të fushatës parazgjedhore.

“Lajmi që po qarkullon nëpër disa portale se kinse kam refuzuar ftesën e Presidentit Amerikan, Donald Trump, është manipulim i pastër me të vërtetën, pikërisht në kohë fushate parazgjedhore”, ka shkruar Haradinaj.