image Haradinaj tregon pse s'duhet të hiqet taksa, Kurti mban shënime

Kosovë

Seanca/ Haradinaj tregon pse s’duhet të hiqet taksa, Kurti mban shënime

news image

Pas paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës, i pari që e ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ka qenë shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Daut Haradinaj.

Posa Haradinaj ka nisur të fliste, Kurti e ka nxjerrë një fletore të vogël duke mbajtur shënime, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tregoi arsyet se pse sipas tij nuk duhet të hiqet taksa dhe pse ishte vendosur ajo.

“Të nderuar deputetë, para tre vitesh Kosova po përballej me një trysni të jashtëzakonshme nga Serbia. Dialogu i udhëhequr nga Mogherini po e favorizonte skajshëm Serbinë. Të njëjtën kohë, liderëve tanë po u dhuronte më shumë buzëqeshje. Si rezultat i kësaj, vendosja e taksës nuk ishte e rastësishtme. Ishte si një masë ndëshkimi ndaj Serbisë që nuk po kursente asnjë formë për ta penguar avansimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Sinjali/