image Haradinaj tregon nëse nesër do të votohet qeveria

Politikë

Haradinaj tregon nëse nesër do të votohet qeveria

news image

Lideri i AAK-së njëherësh ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ka mundësi që nesër të thirret seanca pasi që me gjasë, sipas tij, sot gjatë ditës Gjykata Kushtetuese mund të publikojë aktgjykimin e plotë.

Haradinaj deklaroi se tashmë partive që kanë nënshkruar koalicionin u ka mbetur vetëm që të presin publikimin e aktgjykimit të plotë.

“Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata me publiku vendimin, që i hap rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetë vetëm çështje procedurale. Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetë nga koha e vendimit, me shpresë që nesër, misioni më i vështirë i kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj që do të jemi të suksesshëm”, tha kreu i AAK-së para mediave pas vizitës që pati në komunën e Suharekës.

Haradinaj ka treguar edhe emrat e ministrave, derisa tha se ka mundësi reale që të thirret nesër seanca.

“Po presim, ai afat kohor nesër është real vetëm nëse ndodh ndonjë vonesë në publikimin zyrtar të vendimit./ Gazeta Sinjali/