image Haradinaj tregon nëse janë njerëz të AAK-së personat që e gjuajtën me vezë Avdullah Hotin

Kosovë

Siguri/ Haradinaj tregon nëse janë njerëz të AAK-së personat që e gjuajtën me vezë Avdullah Hotin

news image

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk është i involvuar personalisht në rastin kur është sulmuar me vezë zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, por Haradinaj ka deklaruar se ‘garant të AAK-së’ kanë qenë personat të cilët e kanë sulmuar Hotin.

“Pa personalizim, unë nuk jam i involvuar direkt, po të kisha qenë fill me kënaqësi. E përsëris, gjest shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë. Nuk e di, por garant po të AKK-së”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj gjuajtjet me vezë i ka quajtur si gjest simpatik, duke shtuar se nuk është asgjë Albin Kurtin me gjuajt me verë të kuqe.

“Albin Kurtit me ja gjuajt në fytyrë një verë të kuqe të Kosovës, ‘ Made in Kosova’ që po ja hap tregun Serbisë nuk e besoj që është vepër penale, janë veprime simpatike”. /Gazeta Sinjali/