image Haradinaj thotë se koalicioni LDK-VV nuk bëhet për shkak se Isa Mustafa nuk i fal lehtë sulmet

Kosovë

Reagim/ Haradinaj thotë se koalicioni LDK-VV nuk bëhet për shkak se Isa Mustafa nuk i fal lehtë sulmet

news image

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nëse Kurti do të kishte guxim të qeveriste, numrat do t’i kishte bërë tash.

Haradinaj nuk e sheh një koalicion të mundshëm LDK- VV, sepse sipas tij, duke e njohur Mustafën, nuk është njeri që fal lehtë, duke pasur parasysh sulmet që VV i ka bërë ndaj tij.

“Po që se do të kishte guxim z. Kurti me qeverisë Kosovën, numrat do t’i kishte bërë deri tash”, tha Haradinaj në rtv dukagjini.-

Gjithashtu, deputeti i AAK-së, theksoi se për atë që e kanë akuzuar AAK-në për bashkëqeverisje me Listen Serbe, tani VV u takua me ta.

“Na kanë akuzuar për bashkëqeverisje me Listën Serbe, duke thënë se ‘ata apo qeverisin më çetnikë’, ndërsa sot ai u takua me ta”, tha Haradinaj për Kurtin./ Gazeta Sinjali/