image Haradinaj - Stublla e fton në Kosovë princeshën arabe, Doaa Bint Muhhamad

Kosovë

Haradinaj – Stublla e fton në Kosovë princeshën arabe, Doaa Bint Muhhamad

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka ftuar për vizitë në Kosovë princeshën arabe, Doaa Bint Muhhamad, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ftesë u bë pas nënshkrimit të kontratës mes Komunës së Prishtinës dhe Autoritetit Arab të Gruas për ndërtimin e qendrës për diagnostikimin e kancerit të gjirit dhe kujdesit shëndetësor të gruas në Prishtinë, kontratë e cila u vlerësua lart nga kryediplomatja e Kosovës.

“Ky donacion, që kap vlerën rreth një milion dollar, paraqet fillimin e bashkëpunimit me Autoritetin e Gruas Arabe, që përfshinë 22 organizata të grave të vendeve të ndryshme arabe, me seli në Dubai. Autoriteti i Gruas Arabe, që udhëhiqet nga Princesha Doaa Bint Muhhamad nga Arabia Saudite, ka si vizion që të jetë promotore e ekselencës së gruas arabe në shkencë dhe arsim, si dhe të arrijë partneritet ndërkombëtarë në zhvillim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Andaj, shefja e diplomacisë kosovare e ka falënderuar princeshën arabe, duke e ftuar që të vijë për vizitë në Kosovë.

“Në këtë frymë, në cilësinë e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e kam falënderuar Princeshën Doaa për përzgjedhjen e Kosovës për bashkëpunim dhe njëherësh e kam ftuar të vizitojë Kosovën, vizitë kjo që shumë shpejtë pritet të realizohet”, citohet të ketë thënë Haradinaj-Stublla./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/3677971612233998?xts[0]=68.ARBiZDmzIvB7iKBzQGOytlqt5RB06QCv7JNVOFF9AG5muW1zWMlicZimnqGaKHtMlKOeLFpM6p9vuZVW9uhW0B9-YUIYiff17COmqtKSHe88LFLnIZij7ZhWcvTWyQi5vndsqVSl_IqzxDHtRdr26JLjveiTkH1fgJAQ_ac7TfJ8lv4oW7U2BFxOBMQ-cqs0bsTmU7NCk9i6f7sd3L7Ha8KtSIKtGqIGqNQE_e_g_jghE4oTTUQyY1qLvSCaDmxIsTLknB7p7tWmP6-Cg7PIs3QqG2-8A7mhaOg3ddPc9zdFhbwWnUZLl6NXGYAcSFgLrZaWehmuxSH6ERC-cIXPIpkRX1rxLi2HVApIhWUJZjOQFOjPGMEDqv1vzOge_VBfFo1SC6MyuzxyxIc5CDfz7LwibePJq1YU7P80-rksvKV7SmRS3Dpg8nRX_1QVs6UweypMRxSagMkBRY86gNhtVCgkAt44rMoyRHvkghYx7Q53QhR2CcXObw&tn=H-R