Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla është takuar në Vjenë me eurodeputetin Lukas Mandl, ku kanë biseduar për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Me z. Mandl bisedova për arritjet e Kosovës dhe synimet tona, veçanërisht për përmbylljen e dy temave të rëndësishme për Kosovën, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”, ka thënë Haradinaj-Stublla.
Shefja e diplomacisë po ashtu i ka shprehur mirënjohje eurodeputetit Mandl për mbështetjen që i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës.
Në këtë takim, Haradinaj-Stublla ka theksuar gjithashtu nevojën e avancimit të raporteve Kosovë – Austri.
“Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë̈ e veçantë̈ mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen në avancimin e raporteve Kosovë-Austri”, ka thënë ajo.