image Haradinaj: Sot duhet të konstituohet Kuvendi, përgjegjësia bie mbi LVV-në dhe Kurtin

Deklarata/ Haradinaj: Sot duhet të konstituohet Kuvendi, përgjegjësia bie mbi LVV-në dhe Kurtin

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të fillojë seanca konstituive.

Haradinaj u shpreh se konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë sot, dhe se përgjegjësia për këtë i takon Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Gazeta Sinjali.

“Duhet me ndodhë konstituimi… Pergjegjësia e krijimit të institucioneve bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesat e ndërtitmit të qeverisë biejnë mbi Vetëvendosjen dhe zotin Kurti”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj deklaroi se nuk do të jetë deputet në këtë legjislaturë, por se ka ardhur vetëm në shoqërim të kolegëve. /Gazeta Sinjali/