image Haradinaj shkon për ngushëllim te familja Abazi, u premton mbështetje institucionale

Gjilan/ Haradinaj shkon për ngushëllim te familja Abazi, u premton mbështetje institucionale

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllim në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, e cila humbi dy djem gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Me këtë rast Haradinaj shprehu ngushëllime dhe premtoi mbështetje institucionale ndaj familjes.

“Për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, për të ndarë me ta dhimbjen për humbjen tragjike të dy vëllëzërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë që Shemsedin dhe Isa Abazi punoni si mekanikë në Durrës, dhe natën kur ndodhi tërmeti ata gjendeshin në Hotelin “Tropikal” i cili u rrënua tërësisht. /Gazeta Sinjali/