Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pas takimit me Miroslav Lajçak, ka thënë se do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan GazetaSinjali.
Ai beson se njerëzit tani po binden se kryeministri po i ndërron fjalët, pas pranimit të planit franko-gjerman.
Postimi i tij:
“Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërrojka fjalët! Tash po i thotë PO planit franko-gjerman. Tik tak tik tak po i han fjalët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.