Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka cilësuar si reflektim të kryeministrit Albin Kurti atë që tha në kuvend për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Megjithatë ai nuk la pa e thumbuar kryeministrin, duke ironizuar pasi – sipas tij – nuk po e mban fjalën.
“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj kryt ndër ujë!”, ka shkruar Haradinaj.