image Haradinaj refuzon ftesën e Kurtit për takim të hënën: Jeni joserioz dhe mashtrues

Kosovë

Haradinaj refuzon ftesën e Kurtit për takim të hënën: Jeni joserioz dhe mashtrues

news image

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj iu ka përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që u ka bërë liderëve politikë lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Haradinaj ka refuzuar ftesën e Kurtit duke thënë se asnjëherë nuk do të marrë pjesë në tryeza të tilla dhe duke e quajtur joserioz e mashtrues kryeministrin Kurti.

“Përderisa ftesat tuaja janë të vona në kohë e në raport me zhvillimin dhe nuk janë të kualifikuara me legjitimitet institucional e politik, me kënaqësi ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë asnjëherë në tryezat e tilla”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se e ka ftuar në takim të hënën presidentin Thaçi dhe krerët e të gjitha partive.

Sipas tij në këtë takim do të diskutohet për pandeminë dhe për atë se çfarë mund të bëjnë bashkë në këtë situatë./Gazeta Sinjali/