image Haradinaj: Reformat në drejtësi duhet të bëhen në partneritet me ShBA-të dhe BE-në - Sinjali

Haradinaj: Reformat në drejtësi duhet të bëhen në partneritet me ShBA-të dhe BE-në

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se reformat në drejtësi duhet të bëhen në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës, por jo me shkarje për emërime politike.

“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë universale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin