image Haradinaj reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, kërkon ndërhyrjen e Kurtit

Politikë

Haradinaj reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë, kërkon ndërhyrjen e Kurtit

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ku ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vlerë juridike, transmeton Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka kërkuar nga Kryeministri Kurti që ta përgënjeshtrojë këtë deklaratë, ose përndryshe duhet ta marrë të gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit me Amerikën, i cili është i rëndësisë jetike për Kosovën.

Sipas Haradinajt, partneriteti me Amerikën nuk guxon të rrezikohet nga askush, nga asnjë qeveri e nga asnjë kryeministër.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë! Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën. Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!

/GazetaSinjali/