Shefi i gripit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga agjencia serbe e lajmeve, tanjug, në të cilën shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Dikur, Albini i thojke Hashimit “mos u zgërdhij”. Sot, sjellja e jote përtej zgërdhimjes”.
Organizatorët e Samitit kishin vendosur që Kurti dhe Bërnabiç të ulen afër njëri-tjetrit.
Kryeministri Kurti edhe sot në Londër e ka ripërsëritur kërkesën që Serbia ta njoh Kosovën dhe çështjen e reciprocitetit. /Gazeta Sinjali/