image Haradinaj - Qeverisë Kurti: Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz?

Politikë

Haradinaj – Qeverisë Kurti: Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz?

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 4 mijë e 263 gjoba për ata që nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit.

Haradinja ka pyetur Qeverinë se a ka kufi dhe a do të zbres ndonjëherë në tokë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka theksuar faktin se nga 2 mijë persona të infektuar dhe po aq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, qeveria i është gjuajtur në qafë popullit duke i dënuar më shumë se 4 mijë persona.

Krejt në fund Haradinaj ka shkruar se ai që dënon popullin e tij herët apo vonë do të marrë ndëshkim.

Postimi i plotë:

A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!

Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.

Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij! /Gazeta Sinjali/