image Haradinaj: Qeveria t’i ndihmojë invalidët e luftës që kanë nevojë - Sinjali

Haradinaj: Qeveria t’i ndihmojë invalidët e luftës që kanë nevojë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që t’i ndihmojë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur ata kanë nevojë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar kështu derisa ka treguar se dy invalidë  të UÇK-së, Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj, kishin nevojë për ndërrim të protezave.

“Gjatë Luftës Çlirimtare, mijëra bashkëluftëtarë u plagosën dhe u lënduan, e shumë prej tyre kanë nevojë për proteza për të ecur, parë e funksionuar normalisht në jetën e përditshme. Ato proteza duhet të ndërrohen periodikisht dhe pasi që janë të papërballueshme për xhepin e invalidëve, zakonisht qeveria merr përsipër këto shpenzime”.

“Në mungesë të trajtimit dhe kujdesit për invalidët e luftës nga kjo qeveri, ka pasur organizim nga bashkatdhetarët, në rastin e ndërrimit të protezave për luftëtarët e dalluar të UÇK-së, Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj. Falënderoj veçanërisht bashkatdhetarët, Shkelzen Sadikaj dhe Bajram Mulaj, si dhe secilin emër për emër që kontribuoi për këta luftëtarë lirie”.

Janë edhe shumë të tjerë që kanë nevojë për këtë ndihmë. Kërkoj që qeveria e Kosovës të mos neglizhojë detyrat e veta dhe obligimin që e kemi për Invalidët e Luftës dhe sikur qeveritë para saj, të mbështes këtë trajtim të nevojshëm shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin