Nasim Haradinajt është duke vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.
Gjatë kësaj seance, Haradinaj deklaroi se deputetët që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale, e kanë fajin që “prokurori ta uzurpojë drejtësinë”.
“82 parlamentarë që e kanë çuar gishtin pa e ditur se çka po bëjnë, fajin e kanë deputetët e Kosovës që ta kanë mundësuar ty zotëri prokuror t’i uzurposh kompetencat edhe të Gjykatës Kushtetuese, edhe të Avokatit të Popullit edhe të drejtësisë. Nuk pyetet askush më në Kosovë”, tha Haradinaj.
“Prokuroria shpesh fjalët po i spekulon, ose duhet pranuar që nuk dinë dhe po referohet kësaj. Spiunët e dimë krejt bota se kush janë, spiunët janë bashkëpunëtorët e regjimit komunist në atë kohë që më kanë përcjellë dhe që vazhdojnë fatkeqësisht ende të jenë në krye të qeverisë sime, nuk ka të bëjë me spiunë të këtyre.
Bashkëpunëtorët janë ata të cilët edhe gjatë kohës së luftës, fatkeqësisht edhe shqiptarët që unë po lypi që dhe ta kjo prokurori t’i hetojë, kanë kryer krime së bashku me forcat serbe”, ka thënë ai.