image Haradinaj 'shpërthen' ndaj prokurorit: "Mos spekulo me m'kallzu mu, duhet ta paguani çmimin"

Drejtësi

Haradinaj ‘shpërthen’ ndaj prokurorit: “Mos spekulo me m’kallzu mu, duhet ta paguani çmimin”

news image

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka shpërthyer sot në akuza ndaj Prokurorit të Speciales derisa po jepte dëshminë e tij.

Prokurori e pyeti Haradinajn se: Thatë që emrat e dëshmitarëve tani dihen. Pra emra dëshmitarësh që më parë nuk diheshin?

Pas kësaj pyetje, Haradinaj iu drejtua prokurorit me fjalët “mos spekulo”.

“Mos spekulo, mos spekulo me m’kallzu mu kujt i thash unë. T’u kom drejtu ty, juve si Prokurori unë për skandalin që keni ba. Mos skepulo me mendimin tem, dëgjo mirë, pëkthe mirë edhe e sheh.  Ju e keni shkatrru vetveten. Dëmet i keni kriju ju me fajin ose qëllimin juaj. Nuk dua të besoj që në këtë prokurori ka aq analfabetë sa me ndodhë kjo çka ka ndodhë. Ju jeni ata që duhet me pagu këtë çmim“, tha Haradinaj.

Këtë deklaratë mund ta dëgjoni nga minuta 47:36, në linkun e mëposhtëm.

/GazetaSinjali/