image Haradinaj për VV-në: E dhimbshme të hiqet ministri i Shëndetësisë për interes të një gare

Politikë

Haradinaj për VV-në: E dhimbshme të hiqet ministri i Shëndetësisë për interes të një gare

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për faktin se e ka kandiduar ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitinë, për kryetar të Prishtinës.

Haradinaj në një konferencë për media, tha se kandidimi i Arben Vitisë për kryetar të kryeqytetit është një porosi e keqe që po dërgohet nga Lëvizja Vetëvendosje, në kohën kur janë rritur numrat e të prekurve me COVID-19.

Porosia është e keqe që po e dërgon Vetëvendosje në këtë rast edhe nëse e kanë të vetmin kandidat të mirë, është e keqe, sepse po e heqin ministrin e Shëndetësisë, është porosi e gabuar me heq ministrin e Shëndetësisë”, tha Haradinaj.

Ai tutje shtoi se: “Nëse e kishin heq se nuk është i suksesshëm në menaxhim të pandemisë, ka kuptim, por ta heqin kur kemi përkeqësim të gjendjes për interes të një gare është pak e dhimbshme që po e shohim. Nuk e di a duhet ta shkarkojë, por është e dhimbshme se ai nuk e ka mendjen më te pandemia, por e ka te gara dhe nuk është në rregull”.

Në garë për të parin e Prishtinës përveç Arben Vitisë nga VV, janë Daut Haradinaj nga AAK, Përparim Rama nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK. /GazetaSinjali/