Daut Haradinaj i pyetur rreth deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Feraj, ka thënë se ato deklarata nuk i bëjnë përshtypje e as nuk i komenton. Sipas tij, Kurti duhet të tregojë se pse vetëm atij iu organizua konferencë për shtyp gjatë qëndrimit në burg.
Nuk më bëjnë përshtypje e as që i komentoj. Pyetja i ishte drejtuar kryeministrit se pse ishte i përzgjedhuri nga kryeministri i atëhershëm serb per t’u deklaruar në konferencë për shtyp e më vonë edhe u amnistua nga po ai regjim, përcjell Sinjali.
Tutje, Haradinaj u shpreh se nëse Kurti nuk ka arsye t’i shmanget së kaluarës, atëherë duhet të përgjigjet në këtë pyetje.
“Të tregojë ai vet pse nuk u përzgjodh Ukshin Hoti apo Nait Hasani. Pyetja nuk i është drejtuar askujt përpos atij.Nuk i komentoj dhe as nuk më bëjnë përshtypje deklaratat e ndonjë personi të tretë“, ka deklaruar Daut Haradinaj.