image Haradinaj pas takimit me Osmanin e Kurtin, flet për postin e presidentit

Politikë

Haradinaj pas takimit me Osmanin e Kurtin, flet për postin e presidentit

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me Albin Kurtin, kandidat për kryeministër dhe Vjosa Osmanin kandidate për presidente, shkruan Gazeta Sinjali.

Do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që ka Kosova, ne si opozitë të bashkëpunojmë në interes të temave nacionale”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj, ka shtuar se AAK-ja do të funksionojë vetëm si opozitë në Kuvend, madje, thotë se ia ka kujtuar edhe Kurtit kur kanë qenë bashkë opozitë.

“I thashë Kurtit që s’do t’i kthehem opozitarizmit që kemi bërë së bashku, sepse edhe unë jam plakur pak”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për çështjen e presidentit, kur është pyetur se a është tërhequr nga gara për president.

“Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për të krijuar Qeverinë. 2 të 3 e votave për presidentin e kanë ata. Ne si aleancë nuk e kemi. Do të jemi opozitë”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj nuk ka treguar megjithatë a do të qëndroj AAK-ja në sallë kur të votohet presidenti.

Detyra jonë nuk është me e përkrahë koncentrimin e pushtetit, populli ia ka jep votën, por nuk ia ka dhënë edhe 2/3 për president. Është përgjegjësia e tyre ta gjejnë zgjidhjen. Ne si Aleancë do të marrim vendimet tona në parti. Mendoj që fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi me e implementu rezultatin jo me shku në zgjedhje të reja, por ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje jo tash por çdo herë”, tha kreu i AAK-së.
/Gazeta Sinjali/