image Haradinaj: Nuk e di pse me kaq nxitim me e heq taksën Kurti

Politikë/ Haradinaj: Nuk e di pse me kaq nxitim me e heq taksën Kurti

news image

Daut Haradinaj shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se partia e tij duan që ta thërrasin një seancë dhe të debatojnë për heqjen ose jo të taksës ndaj mallrave serbe.

“Unë jam, e bëra një periudhë si deputet, rruga e parë që ne po duam me iniciua është thirra e nj seance. Ne po mendojmë që ta thirrmi një debat parlamentar rreth kësaj çështje me bisedu pro edhe kundër, populli është ai që e vlerëson”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk do të ndërmarrin vprime radikale për ta kundërshtuar heqjen e taksës.

“Jemi ithtar që temat e kundërshtimit të heqjes së taksës jemi që të bëhet në institucione, nuk jemi radikal por do të bisedojmë në Kuvend. Nuk e di pse me kaq nxitim me e heq taksën”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/