Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjet e dy personave që mbetën të vdekur në aksidentin e së hënës në Arllat të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Lajmi për vdekjen tragjike të dy qytetarëve nga Rahoveci, na tronditi të gjithëve. Ndajmë dhembjen me familjet Hoxha e Tara, për humbjen e të dashurve të tyre. Njëherit apeloj tek të gjithë qytetarët e Kosovës, që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion që të evitojmë humbjen e jetëve.
Uroj që tragjedi të tilla të mos ndodhin asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Gazeta Sinjali ka raportuar sesi ka ndodhur kjo ngjarje.