Ish-pjesëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, në ditën e 14 vjetorit të pavarësisë ka uruar bashkëluftëtarët e tij që gjenden në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Haradinaj thotë se është i bindur që pafajësia e tyre do të dëshmohet nga gjykata.
“Në mungesë të padrejtë, urime Pavarësinë e Kosovës çlirimtarëve që mbahen në Hagë. I bindur në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe në pafajësinë tuaj që besoj që shpejt do e vërtetojë drejtësia”, ka shkruar ai.