image Haradinaj: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit, nga 50% ra në 20 për pak muaj

Haradinaj: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit, nga 50% ra në 20 për pak muaj

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur debakël politik për Lëvizjen Vetëvendosje, rezultatin e zgjedhjeve komunale të 17 tetorit.

Ai u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin pësoi rënie nga 50% në 23%.

“LDK, VV edhe PDK janë kthyer në votën bazë. Shembull: PDK e LDK s’kanë më shumë vota se në 2017 as tash. Nëse ua merr votën e vitit 2017 tash në zgjedhjet komunale, do ta hetosh që nuk e kanë ndonjë fuqi të jashtëzakonshme këto parti” u shpreh ai.

“Përjashtim bën VV-ja që ka pësuar në këto zgjedhje, që ka rënë prej 50-ve në 23. S’ka mundësi”.

Ndërsa duke komentuar deklarimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti, Haradinaj u shpreh:

“Shiko ai duhet me thënë diçka. Po mos qofsh në lëkurën e tij tash. Nga 50% me ra në 23% për gjashtë muaj, ky është debakël politik”, u shpreh ai në Rubikon./GazetaSinjali/