image Haradinaj: Kurti me vetëdije e ka krijuar këtë situatë

Kosovë

Politikë/ Haradinaj: Kurti me vetëdije e ka krijuar këtë situatë

news image

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti injoroi një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës.

Haradinaj tha se Kurti me ardhjen në pushtet harroi një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës.

“Kurti kur u bë kryeministër mendoi se është bërë kryeministër i Vetëvendosjes dhe jo i Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.

“Na injoroi skajshëm, s’deshi me dëgju. I diskriminoi komunat në buxhet”, theksoi ai.

Sipas Daut Haradinajt, i pari i qeverisë në detyrë tregoi që s’mund të ruaj koalicionin qeverisës.

“Partneriteti që s’mundi me ruajt e ka çuar te shpija”, tha ai.

Sipas Hartadinajt edhe nëse ka ekzistuar një plan në mes të LDK-së dhe presidentit Hashim Thaçi, për rrëzimin e qeverisë, e të cilin po e përmend VV, me veprimet e tij Kurti ka ndihmuar në këtë drejtim.

“Kurti i ka ndihmuar kauzës për të cilën ai po dyshon duke e  shkarkuar Veliun. Ai me vetëdije e ka krijuar këtë situatë”, shtoi ai.

“E hoqi taksën dhe pastaj çoi letër për konsultim”, shpjegoi Haradinaj.