Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka cilësuar se situata aktuale e sigurisë është e ndjeshme. Kjo vjen si shkak i sjelljeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Haradinaj, ka deklaruar se ekziston dyshimi që Kurti për të shpëtuar nga Asociacioni është i gatshëm ta dhurojë veriun.
“Këta nuk janë t’u lypë më shumë, këta janë t’u u mundu me humbë atë që dikush e ka kriju, atë ligj, atë shtet në veri. Dyshimi është mjaft i bazuar, mos Kurti për me shpëtu prej Asociacionit, e jep Veriun. Unë i kam këto dyshime fort serioze. Kurti, edhe VV-ja, se ata kanë qenë kundër Asociacionit, janë në gjendje me dhënë një pjesë të territorit të Kosovës, pra fillimisht një autonomi, e pastaj kush e di çka, vetëm me thënë që ne nuk e krijuam Asociacionin. Jam mundu me shty, po këta qe 20 vjet, e kanë lënë kështu, edhe qe s’ka kurgjo atje, se qe 20 vjet i kanë lënë veç do sa për sy e faqe”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Nacionalen.
Ndërkaq, ai ka folur edhe për uniformat e Policisë së Kosovës të veshura nga serbët, e që sipas tij është meritë e amerikanëve, sepse serbët as nuk do t’i vishnin po të varej nga ne.