Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kujtuar Fadil Nimanin, i njohur ndryshe me nofkën “Komandant Tigri”.
Haradinaj e ka përshkruan Komandant Tigrin si një njeri të rrallë, të urtë e fjalëpak.
“Fadil Nimani “Komandant Tigri”, një njeri i rrallë, i urtë dhe fjalëpak. Gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri kudo që e kërkonte nevoja. I përjetshëm kujtimi për ty Komando”, ka shkruar Haradinaj.
Fadil Nimani ra dëshmor më 25 maj të vitit 2001 në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113-ë “Ismet Jashari-Kumanova”. /Gazeta Sinjali/