image Haradinaj kërkon Komision Hetimor: Burra të mëdhenj s’kanë pa dritë, ti Albin je përzgjedhë me dhanë intervista nga burgu serb

Politikë

Haradinaj kërkon Komision Hetimor: Burra të mëdhenj s’kanë pa dritë, ti Albin je përzgjedhë me dhanë intervista nga burgu serb

news image

Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar themelimin e një Komisioni Parlamentar Hetimor për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për të hetuar siç thotë ai, privilegjet e Kurtit gjatë periudhës që ishte në burg në kohën e regjimit të Millosheviqit, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka parashtruar pyetje, duke thënë se si është e mundur që Kurti të përzgjidhet për dhënien e një interviste për një medium ndërkombëtar në ato rrethana aq të vështira. Sipas tij, në kohën kur burra të mëdhenj s’kanë parë dritë me sy, Kurti është përzgjedhur të japë intervista.

“Na duhet me kriju Komision Parlamentar Hetimor se ne jemi duke folur për kryeministrin e Kosovës, me I lyp të gjeturat se pse është përzgjedhur ky individ në një rrethanë aq të vështirë, midis Serbisë, në kohën e regjimit të Millosheviqit për me u prononcu për një medium ndërkombëtar. Në kohën kur kemi rast të burrave të mëdhenj që nuk kanë mrri me pa dritën me sy, ti (Albin Kurti) je përzgjedh me dhanë intervistë”, tha Haradinaj.

Mes tjerash, Haradinaj beson se për krijimin e një komisioni hetimor për këtë çështje do ta kishin edhe përkrahjen e opozitës.

“Pak muaj më vonë, fill mas rënies së Millosheviqit, ka qenë ish-president në atë vakt Koshtunica, ka marrë vendim ekzekutiv për lirimin e Kurtit. Por, ai e din përgjigjen. Nëse ai reziston me u përgjigj, ne duhet me kriju komision parlamentar. Nuk e përjashtoj mundësinë për marrjen e një iniciative të tillë. E kemi diskutu, mendoj që për Komision Parlamentar na mungojnë numrat, por jam i bindur që opozita do të na përkrahë. Ka logjikë që me të përkrahë edhe VV-ja, sepse kjo nuk është për të keq të Kurtit, por ne vetëm po dojmë me ditë të vërteten. E mos të flasim tani qysh u sillë me qebe Albin Kurti, e u sillë nëpër Klinë me individë të caktum”, tha Haradinaj në T7.

/GazetaSinjali/