image Haradinaj: Ka qenë natë kiameti, bëra be që më kurrë nuk e kaloj kufirin në këmbë

Politikë

Haradinaj: Ka qenë natë kiameti, bëra be që më kurrë nuk e kaloj kufirin në këmbë

news image

Daut Haradinaj, një prej komandantëve më të rinj të luftës, ka rrëfyer përvojat e tij ku mes tyre ai ka rrëfyer kalimin e fundit të kufirit Kosovë-Shqipëri në vitin 1997, bashkë me Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin e luftëtarë të tjerë.

Ka qenë natë kiameti, ka pasur reshje shiu, bore. Bëra be që më kurrë nuk do ta kalojë kufrin Kosovë-Shqipëri në këmbë”, ka thënë Haradinaj, duke e përshkruar natën e 21 dhjetorit të vitit 1997.

Haradinaj ka thënë se kalimet e kufirit për të transportuar armë nga Shqipëria drejt Kosovës, nuk ishin aspak të lehta, e as nuk kishte shumë njerëz siç pretendohet 22 vite pas luftës.

Ekipi më i madh kur unë kam udhëtuar në Shqipëri para luftës, nuk ka qenë mbi 12. Domethënë kemi qenë 12 dhe kemi pas artileri shumë të rëndë, kemi pru artileri me kuaj e gjëra të tjera. Ka qenë hera e parë që kanë ardhur edhe armët e rënda, domethënë mitralozë, mortaja krahu, predha, municione të ndryshme, minahedhësa, 62’sha”, ka rrëfyer Haradinaj për T7.

Haradinaj tha se pas asaj nate, më nuk e kaloi kurrë kufirin në këmbë, deri më 21 qershor të vitit 1999, kur u çlirua Kosova dhe kur në Shqipëri mund të shkohej edhe me veturë.

Dhe ashtu ka ndodh, nuk e kam kalu më kurrë kufirin Kosovë-Shqipëri. Më kurrë nuk dola prej Kosovës, deri më 21 qershor ’99 kur shkova për herë të parë me makinë në Shqipëri”, ka rrëfyer ish-komandanti i luftës Daut Haradinaj.

/GazetaSinjali/