image Haradinaj iu shkon për vizitë familjeve të viktimave të tragjedisë së Gllogjanit - Sinjali

Haradinaj iu shkon për vizitë familjeve të viktimave të tragjedisë së Gllogjanit

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për vizitë të familjet e viktimave të tragjedisë së Gllogjanit. Nga kjo tragjedi mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Haradinaj, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar disa fotografi nga këto vizita.

“Sot për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare. Gjithashtu kam vizituar edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës. Gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Tri viktimave, më 28 dhjetor iu dha lamtumira e fundit. Dy nxënësit u varrosën në varrezat e fshatit Gllogjan, ndërsa shoferi u varros në Skivjan të Gjakovës./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin