image Haradinaj i reagon Kurtit pas shkarkimit të bordit të SHSKUK-së: Kjo është shkapje për kapje

Kosovë

Akuza/ Haradinaj i reagon Kurtit pas shkarkimit të bordit të SHSKUK-së: Kjo është shkapje për kapje

news image

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për shkarkimin e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur të rrezikshëm vendimin e Qeversië Kurti, dhe tha se qeveria e shkarkoi “bordin politik” të ShSKUK-së, për ta zëvendësuar me këshilltarin politik të ministrit, Mirsad Shkretën.

“Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1685869211537486?__xts__[0]=68.ARBJTYcRTGrLRfKCVwPK5Ww1R-NSUH5905TeH0RCE_ItBzmZYBmFwCeGndhH6D_mflbjPSmKOzFb2ZezYebP8la3PLJTWRzSx0EjpiB_LtgrI5-fb4NlyvbdSIa-6Yj2oUihEfch1ah3Y0YVirArks9zVS7YbkLF9hozFUzUHVgxS1zf3h_GbpXOHHU81INt_aI_ykiC_JJMu6sRieobBoKpEZnAif-S8iLDYH7m7Q0-vE50rM_VadeIsNWHIbhl6xCGjsUaUgtzhji80a_eDD097JmzTLUdCmDRWld2FGw6gEW2iZSDEYJxL5vkbcAsoEH7Kp1ia1b_hS8tKLrLoQ&__tn__=-R