image Haradinaj edhe në Kuvend ia kërkon dorëheqjen Kurtit: Qeveria ta rikthejë vendimin për gazin

Politikë

Haradinaj edhe në Kuvend ia kërkon dorëheqjen Kurtit: Qeveria ta rikthejë vendimin për gazin

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kuvend tha se Qeveria Kurti ka marrë dy vendime të rrezikshme për Kosovën.

Haradinaj tha se e para është marrëveshja me Serbinë për targat dhe e dyta, refuzimi i projektit të gazit.

Ai e ka kërkuar prapë dorëheqjen e kryeministrit Kurti duke thënë që ‘para vendimit për dorëheqje ta rikthejë vendimin për gazin’.

“Dëmet e këtyre dy vendimeve do t’i përjetojmë dhe do të përballemi me to më vonë. Duke refuzuar projektin e gazit, përveç që kryeministri Kurti i tha jo ShBA-ve, i tha jo edhe partnerëve të tjerë si është BERZH. MCC ka shpenzuar tri vjet dhe mbi 10 milionë dollarë në studime të ndryshme të fizibilitetit të gazit, MCC angazhoi kompani amerikane. Ekspertët e mëdhenj të qeverisë Kurti i thanë jo. Ju thanë që studimet e juaja nuk janë bindëse, iu thotë jo 200 milionëve amerikanë. Kurti po i thotë jo një projekti gjeo-strategjik për vendit, Kurti po i thotë projektit amerikan, projekt rus. Ky refuzim i qeverisë është shumë shqetësues, lëkundi miqësinë me SHBA-të. Prandaj, thirrja për dorëheqje e kësaj qeverie është legjitime, dhe njëkohësisht para vendimit për dorëheqje ta rikthej vendimin për gazin”, tha Haradinaj. /GazetaSinjali/