image Haradinaj: E padrejtë mungesa e Nasimit në varrimin e vëllait të tij

Sociale

Haradinaj: E padrejtë mungesa e Nasimit në varrimin e vëllait të tij

news image

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar për shkak të mungesë së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Nasim Haradinajt, në varrimin e vëllait të tij, Agronit.

“Nderimi që të bën populli, është dëshmi që ti je vlerë. E padrejtë mungesa e Nasimit, por mijëra të tjerë e përmbushën mungesën e tij”.

“Pusho në paqe me shumë dëshmorë që i pate përkrah”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Më 18 maj 2022, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Që të dy janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020.

/GazetaSinjali/