image Haraç në Skenderaj, një person detyrohet që tu jap para dy të dyshuarëve

Kosovë

Detyrim/ Haraç në Skenderaj, një person detyrohet që tu jap para dy të dyshuarëve

news image

Një rast i detyrimit të dhunshëm për të dhënë të holla është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Skenderaj.

Një person ka raportuar në polici se është detyruar nga dy të dyshuar të tjerë që tu jap para.

Ngjarja ka ndodhur në  qytetin e Skenderajt  dje rreth mesditës ndërsa policia nuk bën të ditur shumën e mjeteve që viktima është detyruar tu jap nën kërcënimin e dhunës, personave në fjalë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/