image Hapet rruga që ishte bllokuar për qarkullim në Debëlldeh të Vitisë, banorët kanë filluar të votojnë

Kosovë

Hapet rruga që ishte bllokuar për qarkullim në Debëlldeh të Vitisë, banorët kanë filluar të votojnë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se banorët e fshatit Debëlldeh të Komunës së Vitisë kishin mbetur të bllokuar pas reshjeve të mëdha të borës, shkruan Gazeta Sinjali.

Banori i këtij fshati, Mehmet Rrahmani, ka konfirmuar se pas orës 11:00 qytetarët kanë mundur të dalin nga shtëpitë e tyre për të shkuar për të votuar.

Ai tha për Plus TV se ekipet kujdestare i kanë pastruar rrugët dhe banorët tashmë e kanë më të lehtë qarkullimin brenda fshatit./Gazeta Sinjali/